Transmetuar më 24-11-2013, 15:04

Tetovë, 24 nëntor 2013, NOA.al – Reshjet e borës kanë mbuluar Malësinë e Sharrit dhe pikën turistike dimërore Kodra e Diellit në rajonin e Tetovës.

Përveç në këtë zonë, reshje të borës janë regjistruar edhe në Malësinë e Gostivarit, Mavrovës dhe Dibrës, kryesisht në lartësitë malore prej 1700 metrave.

Sipas meteorologëve, në Kodrën e Diellit trashësia e borës ka arritur 10 centimetra, ndërsa rreth 5 centimetra në zona tjera malore. Sipas meteorologëve, reshjet e shiut të shoqëruara edhe me dëborë do të jenë edhe sot, me ç`rast bora do të përfshijë edhe zonat malore në lartësi prej 1300 metra. Ndërsa ta martën priten reshje të borës edhe në zona më të ulëta në disa pjesë të vendit./n.p/a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit