Transmetuar më 24-11-2013, 14:04

Sinabung, një vullkan në veri të ishullit të Sumatra në Indonezi, ka shkaktuar gjatë natës 8 shpërthime duke provokuar rënien e masiveve të ndryshme të llavës në zonë, si dhe tym dhe hi deri në 8 kilometër larg vullkanit.

Këto shpërthime kanë detyruar mijëra persona që të largohen drejt zonave më të sigurta. Ky fakt u konfirmua nga autoritete indoneziane.

Qysh nga e hëna e kaluar kur vullkani u aktivizua sërish mbi 12 mijë persona janë detyruar të braktisin zonën, bëri të ditur autoriteti për mbrojtjen civile./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit