

Gjeni më poshtë horoskopin ditor për të 12 shenjat zodiakale, për ditën e Diel, 24 Nëntor 2013.
Dashi (21 Mars – 20 Prill)
Kur kërkojnë t’ju vene përpara përgjegjësive mundoheni te rrëshkitni sepse nuk pranoni te merrni mbi vete dhe përgjegjësitë e personave të tjerë.
Demi ( 21 Prill – 20 Maj)
Për shume nga ju kërkohet te tregoni diplomaci lidhur me një sekret qe do te zbuloni. Reagimi me impulsivitet mund t’ju prishë shumë punë.
Binjakët (21 Maj – 21 Qershor)
Projektoni me kujdes pamjen tuaj për një mbrëmje jo të programuar. Nëse bëni përshtypje çdo gjë qe vjen me pas do te jete e mrekullueshme.
Gaforrja (22 Qershor – 22 Korrik)
Behuni tolerante dhe do te perfitoni dhe aty ku nuk shpresonit. Nje histori e vjeter qe rrezikonte raportin me partnerin mund te quhet e mbyllur.
Luani (23 Korrik – 22 Gusht)
Keni arritur t’i përjetoni ngjarjet e ndryshme ashtu siç jua ofrojnë. Nuk po i kushtoni shume rëndësi dhe kjo ju bën me te përkushtuar ndaj vetes.
Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator)
Çdo gjë po ju duket gri dhe nuk jeni ne humor. Duhet te ndryshoje ngjyra me te cilën i perceptoni gjerat per te mos rene pre e monotonisë.
Peshorja (23 Shtator – 23 Tetor)
Yjet rezervojnë surpriza te këndshme gjate ditës se sotme. Por tregoni pak kujdes sepse gjerat duhet te ndodhin atëherë kur kane kohen.
Akrepi (24 Tetor – 22 Nëntor)
Dita e sotme do t’ju gjeje disi te lodhur dhe mjaft te zënë me pune. Nuk do te arrini te shihni asgjë pozitive dhe kjo do t’ju mërzisë akoma me shume.
Shigjetari (23 Nentor – 21 Dhjetor)
Tregoni respekt për ata persona qe ju kane kushtuar shume. Nëse vendosni te ndërprisni nje marrëdhënie i pari qe duhet ta dije është partneri.
Bricjapi (22 Dhjetor – 20 Janar)
Do te mundoheni shume, përpara se te gjeni te përbashkëtat me ata qe ju rrethojnë. Jeni duke jetuar ne boten tuaj dhe keni vështirësi te përshtateni.
Ujori (21 Janar – 19 Shkurt)
Përfitoni per te pare me me interes disa çështje qe nuk po i konsideroni shume kohet e fundit. Mund te shikoni qe kane qene vërtet te rëndësishme per ju.
Peshqit (20 Shkurt – 20 Mars)
Edhe pse po përshtateni me jetën e re qe sapo keni nisur, nuk keni për t’ia dale dot mbanë. Nëse do te bënit diçka me konkrete do te kishit me tepër avantazhe.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





