Transmetuar më 23-11-2013, 17:08

Krujë, 23 nëntor 2013, NOA.al- Policia e Krujës ka arrestuar ditën e sotme qytetarin Leonard Kasalla të akuzuar për veprën penale të  marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura.

30 vjeçari Kasalla është kapur në flagrancë në kohën kur po kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me 25-vjeçaren me inicialet H.L, e cila gjithashtu është arrestuar nga policia nën akuzën e ushtrimit të prostitucionit.

Gjatë kryerjes së veprimeve të para hetimore, rezultoi se 25-vjeçarja kishte diskutuar më parë mbi shumën e parave  me klientin e saj dhe duke qenë se nuk kishin rënë dakord, ky i fundit ndërmori përdhunimin.

Policia tha se materialet proceduriale iu përcollën Prokurorisë së Rrethit Krujë./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit