Transmetuar më 24-11-2013, 12:56

Tiranë, NOA.al – Kalimi i një sistemi frontal drejt Ballkanit do të ndikojë mot të paqëndrueshëm në territorin shqiptar edhe në ditën e parë të javës së re, 25 nëntor. Për rrjedhojë vranësirat dhe shirat do te dominuese, por shirat do te jene ne sasi te pakta.

Shërbimi Metereologjik, MeteoAlb, parashikon se gjatë orëve të pasdites së të hënës, zonat e ulëta dhe bregdetare do te jene ne ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare ndërsa zonat malore do te ketë reshje te dobëta shiu si edhe dëbore te paktet ne zonat e larta. E njëjta situate e motit do te vijoje edhe gjate natës.

Temperaturat e ajrit nuk do te pësojnë ndryshime duke ruajtur te njëjtat vlera te tyre konstante.

Në fototabelë shikoni më të detajuara temperaturat më të ulëta dhe më të larta në të gjithë vendin.

Era do te fryje mesatarisht me shpejtësi 48 km/h nga drejtimi Jugor dhe juglindor, për pasoje ne det do te gjenerohet dallgëzim 3 balle.

Europa – E Hënë, 25 Nentor 2013

Europa Veriore dhe Veriperëndimore parashikohet të përfshihen nga vranësira të dendura dhe për pasojë, reshje shiu dhe dëbore do të bien në këto rajone të kontinentit.

Kjo do te ndodhe si pasoje e prezencës se një sistemi frontal si edhe një qendre me presion te ulet atmosferik e vendosur ne veriperëndim te kontinentit.

Gjatë orëve të mesditës, një tjetër sistem vranësirash do të vendoset në Ballkan dhe juglindje te kontinentit duke gjeneruar shira te dobët dhe te përkohshëm, ndërsa reshje dëbore do te ketë ne zonën e Alpeve.

Me mot te kthjellët parashihet të paraqiten: Europa Jugore, Jugperëndimore, një pjese e Mesdheut si edhe Europa Qendrore.

Në fototabelë shikoni më të detajuara temperaturat më të ulëta dhe më të larta në disa kryeqendra europiane. /a.a/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit