

Miliona videove pornografike u është shtuar edhe një nga Kosova: ajo është titulluar me emrin e Zëvendësguvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Lulzim Ismajli. Aty shihet një çift teksa bënë seks oral. Lançuesit e kësaj videoje pretendojnë se personazh i videos është Lulzim Ismajli me një bashkëpunëtore të tij.
I kontaktuar nga gazeta Express, Ismajli thotë se bëhet fjalë për një fushatë shantazhi ndaj tij: “Nuk jam unë në atë video. Videoja u është dërguar edhe familjarëve të mij të ngushtë, por kjo që po ndodh është shantazh ndaj meje”, ka thënë Ismajli, të enjten. Megjithëse pretendon të jetë nën shantazh, ai nuk ka përmendur ndonjë emër se në lë dyshon se po e shantazhin.
Lulzim Ismajli thotë të ketë hapur çështje penale në Policinë e Kosovës, që kur vërejti që i është keqpërdorur kredit kartela, prej së cilës ka hequr dorë, por edhe tash kur në faqet pornografike shpërndahen video me emrin e tij.
Hetimi është çelur në polici dhe gjithçka po investigohet. Gazeta Express ditë më parë raportoi se Lulzim Ismajlit i ishte përdorur kredit kartela dhe identiteti i tij për të blerë video pornografike. Ismajli nuk e pati mohuar rastin, por tha që videot nuk i ka blerë ajoi, por dikush që ia ka klonuar kartelën e tij të krediti. Express thotë se posedon videon, por për arsye etike nuk po e shfaq atë.
Sakaq, gazetari i gazetës ‘Express’ në Kosovë, Visar Duriqi, është marrë në polici të enjten në mbrëmje, dy orë pasi në gazetën elektronike “Express” është publikuar shkrimi se zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Lulzim Ismajli, po shantazhohet përmes një videoje pornografike.
Gazeta ‘Express’ në Prishtinë ka sqaruar se në shkrimin e saj thjesht ka raportuar për një shantazh që po i bëhet zëvendësguvernatorit, përmes një video pornografike. Ky shantazh është konfirmuar për gazetën nga vetë Lulzim Ismajli.
Shoqerimi i Duriqit vjen pak ditë pas ndalimit të gazetarit nga Kosova, Milajim Zeka, i cili me urdhër të Gjykatës së Prishtinës u përball me bastistje të zyrave dhe shtëpisë së tij për shkak të publikimit të disa pamjeve ku shfaqeshin me fytyrë dëshmitarët e mundshëm në gjyqin ndaj grupit të Drenicës, në emisionin “Pa Rrota” në Radio Televizionin e Kosovës, një tjetër rast është shënuar në Kosovë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





