

Prishtinë, 22 nëntor 2013, NOA.al – Rreth 300 francezë, mund të tërhiqen së shpejti nga Kosva me vendim të presidentit të Francës, François Hollande. Ata mund të braktisin veriun e Kosovës në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, raporton Tinka Kurti, nga Kosova për Noa.al.
Hollande ,në mesazhin dërguar vendeve anëtare të NATO-s, ka thënë se në Kosovë nuk ka më kërcënim ushtarak dhe se situata e përgjithshme e sigurisë lejon këtë tërheqje. Sipas tij, vendimi për tërheqje nga Kosova është marrë për shkak të vështirësive që Franca ka në Afrikë.
Vendimi i Hollande do të thotë se nga veriu i Kosovës do të largohen rreth 300 ushtarë francezë të stacionuar në veri dhe se në shtabin e KFOR -it do të mbeten 11 oficerë dhe 39 policë të cilët gjenden në përbërje të EULEX-it./t.k/a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





