


Tiranë, 22 nëntor 2013, NOA.al- Ditën e sotme, Presidenti Bujar Nishan, ka dekretuar emërimin e Gjovalin Përnoca, dhe Petrit Ceno, si anëtarë të Gjykatës së Lartë, pas realizimit të një procesi të rregullt ligjor të përzgjedhjes së kandidaturave për çdo anëtar.
Në vijim të këtij procesi, bazuar në listën e konkurrentëve, përpara se të vendosej mbi dekretimin për emërimin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, së bashku me kryetarët e grupeve parlamentare në Kuvend, mbështetur në nenin 4/1 të këtij ligji është realizuar procesi i konsultimeve për përcaktimin e kritereve konkrete, në respekt të kërkesës kushtetuese për kualifikim të lartë, përbërje cilësore dhe të përshtatshme të Gjykatës së Lartë.
Në të dyja rastet është vlerësua përvoja dhe vjetërsia në profesion e çdo kandidati.
Gjovalin Përnoca, vjen nga radhët e gjyqësorit me një eksperiencë mbi 21 vjeçare, nga të cilat për rreth 5 vjet ka shërbyer si gjyqtar në gjykatat e rretheve Mirditë dhe Shkodër, për rreth 4 vjet si inspektor në Këshillin e Lartë të Drejtësisë si dhe për rreth 10 vjet gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda. Ai ka rreth 5 vjet në gjykata të shkallës së parë dhe për mbi 8 vjet në gjykata apeli. Për më tepër, Përnoca gëzon dhe një eksperiencë 5 vjeçare si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë
Petrit Çeno, vjen nga radhët e gjyqësorit me një eksperiencë mbi 21 vjeçare, nga të cilat për 6 vjet ka shërbyer si gjyqtar i shkallës së parë dhe 15 vjet si gjyqtar në apel, si dhe 3 vjet në gjykatën e rrethit gjyqësor Durrës dhe për 5 vjet në gjykatën e Apelit Durrës./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





