Transmetuar më 22-11-2013, 10:11

Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:

Gazeta "Koha Ditore"

MIRATOHET NË PARIM BUXHETI I VITIT 2014

Kritikat e shumta të deputetëve të opozitës dhe votat e tyre kundër nuk kanë mundur të pengonin miratimin në parim të projektbuxhetit për vitin 2014 të propozuar nga Qeveria, meqë 59 deputetë kanë votuar pro, nga 91 sa ishin në seancë.

Tituj të tjerë:

SHBA-ja kërkon demokratizimin e Kosovës

Krasniqi e Limaj të dobishëm në PDK vetëm për numra

Budden: Dështimi i privatizimit të PTK-së, moment dramatik për Kosovën

Fotolajmi: Mes dhimbjesh dhe lotësh është varrosur në Tiranë deputeti i PD-së, Sokol Olldashi

Gazeta "Tribuna"

PRISHTINA S’I DRUHET SHKËMBIMIT TË TERRITOREVE

Pyetjet nga gazetarët në Nju Jork ia kanë hequr diplomacinë kryeministrit të Serbisë Ivica Daçiç. Në selinë e Kombeve të Bashkuara në të cilën pak minuta më parë kishte folur për integrimin e serbëve në Kosovë dhe të ardhmen evropiane, kreu i qeverisë serbe ka përmendur sërish zgjidhjen që ai e konsideron si më të mirën për Kosovën e Serbinë. Kjo zgjidhje sipas Daçiçit është shkëmbimi i territoreve.

Tituj të tjerë:

Pushteti mobilizohet, kalon buxheti

Fondi me taksat e mallrave për veriun

Udhëkryqet e Behxhet Pacollit

Gazeta "Zëri"

KADRI VESELI NUK ËSHTË FAJTORI

Shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, i cili është edhe nënkryetar i PDKsë, përjashton mundësinë që kyçja e Kadri Veselit në parti të ketë ndikuar me largimin e Jakup Krasniqit dhe Fatmir Limajt

Tituj të tjerë:

Preteni: Gjyqtarët, jashtë universiteteve private

I jepet lamtumira Sokol Olldashit

Gazeta "Bota Sot"

TELEFONATA E FUNDIT E SOKOL OLLDASHIT: "…JAM KEQ…!"

Tituj të tjerë:

Lamtumirë mik i dashur! Lamtumirë Sokol! – Sali Berisha kujton mikun e tij Sokol Olldashi

Presidentja Jahjaga e dekoroi z. James Rubin me Medaljen Presidenciale të Meritave

Miratohet projektligji i "buxhetit Thaçi" për vitin 2014

Gazeta "Epoka e Re"

DIALOGU PËRFUNDON ME NJOHJE

Flet zv/kryeministrja Edita Tahiri

Tituj të tjerë:

SHBA-ja e do Kosovën pjesë të BE-së

Olldashit i jepet lamtumira e fundit

Kuvendi i thotë po buxhetit

Gazeta "Lajm"

BUXHETI MIRATOHET NË PARIM

Tituj të tjerë:

Pushteti i dyfishtë, i rrezikshëm për Kosovën

Ndihma gjermane për veriun e Kosovës

Pallati i "vonuar"

Gazeta "Kosova Sot"

BUXHETI I STATUSKUOSË

Tituj të tjerë:

Miratohet në parim buxheti 1.6 miliard eurosh – Mbi 8 orë zgjati seanca parlamentare

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit