Transmetuar më 22-11-2013, 15:57

Rogerio Ceni hyn në legjendën e futbollit brazilian. Në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës Amerikano-Jugore kundër Ponte Preta-s të humbur 3-1, portieri 40 vjeçar veshi fanellën e Sao Paolos për herën e 1116-të gjatë karrierës së tij, duke barazuar në këtë mënyrë rekordin që dukej i paarritshem të prezencave të Pele me fanellën e Santosit.

Ato të Pele ishin kohë të tjera, luhej një futboll me romantik ku futbollistët simbol vështirë se i linin klubet e tyre, citon Supersport.

Sot, të gjesh një shembull besnikëria kaq jetëgjatë është praktikisht e pamundur. Me fillimin e karrierrës në Sao Polo në 1990-ën, Ceni në 1993 debutoi me skuadrën e parë në Spanjë, në turneun Santiago de Compostela, kundër Tenerifes.

Për të një karrierrë e jashtëzakonshme e pasur me fitore e suksese mes të cilëve tre tituj të kampionatit Paulist, 3 kampionate kombëtare, dy Kupa Libertadores, dy Kupa Interkontinentale dhe me Selecaon një Kupë Konfederatsh dhe një Kupë Bote, ajo e vitit 2002.

Gjithsesi ai i numrit të prezencave nuk është rekordi i vetëm i Rogerio Cenit. Me 113 gola të realizuar gjatë karrierrës është portieri që ka shënuar më shumë se gjithë të tjerët në botë.

Specialiteti i tij janë goditjet e dënimit dhe penalltitë. Ka shënuar 58 gola me goditje dënime dhe 54 me penallti si dhe një gjatë lojës. Një rekord i pabesueshëm dhe më shumë mundësi i paarritshëm për një portier.

Ka shumë sulmues që nuk mund të krenohen se kanë shënuar kaq shumë.  Në 31 dhjetor të këtij viti Cenit i skadon kontrata dhe askush nuk e di ende se cili do të jetë vendimi i tij. Drejtuesit e Sao Paolos kanë treguar disponueshmërinë maksimale që të jetë vetë  futbollisti, ai i cili do të vendosë se çfarë dëshiron. Nga ato anë, në futbollin brazilian ka ende respekt për një legjendë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit