

Kush bëhet vegjetarian sepse nuk duron dot idenë se një qenie e gjallë mund të vritet për tu ngrënë, ndoshta do të ndryshojë mënyrë qëndrimi.
Bazuar në një studim australian del një e dhënë tejet kurioze. Vegjetarianët vrasin 25 herë më shumë kafshë se sa një mishngrënës. Ky fakt tregohet bazuar në të dhënat e studiuesve të Universitetit Neë South Ëales, në Australi.
Mike Archer shpjegon se prodhimet vegjetariane që konsumohen nga njeriu, arrijnë të vrasin një numë kafshësh 25 herë më të madh për kilogramë proteinat e përdorura për kultivimin e tyre, në raport me ato që duhen për prodhimin e mishit.
Sipas studiuesit, kafshët e therura ushqehen kryesisht me ushqime vegjetale spontane, ushqim i cili shkatërrohet për prodhimin e grurit, orizit dhe prodhimet e tjera që konsumojnë vegjetarianët. Kjo çon në ngordhjen e mijëra kafshëve. Një shembull që sjell Archer është se për të kultivuar grurin vriten së paku 100 minj për hektarë në vit, në mënyrë që të mbrohen të korrat./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





