Transmetuar më 21-11-2013, 19:01

Plakja nis që në momentin kur jemi në embrion, por është një plakje e programuar, e cila nxjerr “në pension” qelizat e panevojshme, të cilat kanë shërbyer në krijimin e disa organeve trupore embrionale.

Kjo është zbuluar në qendrën kërkimore të kancerit në Madrid dhe në qendrën e rregullimeve gjenetike në Barcelonë. Rezultati është publikuar më pas në një revistë shkencore dhe është përhapur më tej në të gjithë botën.

Të kuptosh mekanizmin e formimit gjatë zhvillimeve embrionale, sipas kërkuesve, ka një rëndësi të veçantë dhe gjithashtu është një proces mjaft i komplikuar për të kuptuar zhvillimin e organizmit./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit