Transmetuar më 21-11-2013, 17:06

Është vetëm 12 vjeç, por është që tani një gjeni i informatikës. Është aq i aftë, saqë, sapo Google e ka zbuluar, e ka marrë direkt pranë skuadrës së programuesve.

Nikos Adam, një fëmijë i lindur në Thesaloniki, në Greqi, ka lënë pa fjalë qindra ekspertë gjatë një eventi, në të cilin prezantoi një program ku mund të merrnin pjesë miliona persona. Tani, djali 12 vjeçar është duke punuar në një skuadër pranë programuesve të kompanisë Mountain View.

Nikos ka realizuar një rrjet të quajtur “Tech is game”, i cili duhej të dilte në përdorim në janar të vitit 2014. Ajo që i ka çuditur të gjithë, është fakti se 12 vjeçari nuk ka studiuar asnjëherë kompuiterat. Ka lexuar dhe mësuar në mënyrë autodidakte gjithçka. Rezultati është se tani, Nikos është në gjendje të realizojë programe, lojëra dhe aplikacione, e më pas t’i vendosë ato në rrjetin e tij personal./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit