Transmetuar më 21-11-2013, 10:16

Rupert Murdoch dhe Wendi Deng Murdoch arritën marrëveshjen e divorcit. Pavarësisht marrëveshjes paramartesore dhe dy akordeve pas martesore, divorci i çiftit pas 14 vitesh martesë, mund të jetë më i shtrenjti në histori, duke e kaluar rekordin e 1.7 miliardë dollarë, shumë e cila shkoi në favor të gruas së tij të dytë Anna.

Manjati i mediave duket se po shikon përpara, pasi mësohet se ka nisur lidhjen me një gjyqtare shumë më të re se ai.

Wendi Murdoch është 34 vjeç më e vogël se Rupert Murdoch. Çifti nuk ka lëshuar asnjë deklaratë, por në një komunikatë të përbashkët deklaruan se do të ecin përpara me respekt reciprok, në të mirën e dy vajzave të tyre Grace dhe Cloe.

Sipas të dhënave paraprake thuhet se Wendi Murdoch do i shkojë godina tre katëshe në Quinta Strada të New York, të cilën çifti e bleu për 44 milionë dollarë në vitin 2005, e cila dikur ishte pronë e Laurence Rockfeller, por edhe shtëpia luksoze në Pekin, e ristrukturuar tërësisht dhe dekoruar me vepra arti. Gjithsesi nuk është e qartë se kush do të merret me kujdestarinë e vajzave.

Murdoch ka edhe katër fëmijë të tjerë nga dy martesat e mëparshme. Murdoch dhe Wendi u njohën në vitin 1998 në Kinë, ku manjati i mediave ndodhej në një udhëtim pune dhe Wendi punonte për News Corporation. Çifti u martua në vitin 199, 17 ditë pas divorcit të Murdoch me të shoqen Anna. Martesa u mbajt në portin e New York, në bordin e një jahti 47 metra, Morning Glory, i cili tani ka dalë në shitje./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit