
Të dhënat po ngarkohen...

Trajtimet dhe terapitë e reja molekulare, gjithmonë e më shumë efikase, falë njohjes së një anomalie e cila “çmend” qelizat dhe shkakton shumëfishimin e tyre në pafundësi, janë armët e reja që po përdoren për të luftuar kancerin në mushkëri, i cili është duke shkaktuar rreth një milionë vdekje çdo vit në të gjithë botën.
Në të gjithë Europën, çdo vit preken rreth 350 mijë persona nga kanceri në mushkër. Këto të dhëna vijnë nga një konferencë e zhvilluar ditët e fundit në Romë./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
