Transmetuar më 20-11-2013, 15:56

Në krevat trupi i së shoqit dhe në krah tavolina me drekën sipër. Ka jetuar kështu për së paku një vit një grua 69 vjeçare nga Anderlecht, në Belgjikë.

Zbulimi makabër u bë nga pronari i pallatit, i cili kishte shkuar për ti çuar disa fatura gruas, të cilat kjo e fundit nuk i paguante prej 12 muajsh, por u përball me skenën horror.

Fqinjët ndjenin prej muajsh erën e keqe që vinte nga shtëpia, por ishin të bindur se ishte për faj të plehrave, pasi nuk shihnin askënd që ti nxirrte jashtë.

E dinin që shtëpia ishte e banuar prej dhjetëra vitesh nga gruaja dhe burri i saj 73 vjeçar, të cilin nuk e shihnin prej kohësh, por gruaja kishte thënë se po i nënshtrohej disa kurave. Në asnjë moment nuk kishte dyshuar njeri deri në zbulimin e rëndë.

Gruaja për shkak të problemeve të rënda nervore u dërgua në psikiatri, ndërsa burri dyshohet të ketë vdekur në gjumë prej problemeve të astmës. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit