

Prishtinë, 20 nëntor 2013, NOA.al- Zyrtarë të shtetit francez gjatë një takimi me zyrtarë shtetërore të republikës së Kosovës kanë përsëritur se Franca nuk pranon arsyetimin për azil nga qytetarët e Kosovës.
“Në Kosovë qytetarët nuk janë të kërcënuar dhe siguria është në nivel të respektueshëm”, ka thënë Drejtori i Përgjithshëm i imigracionit në Ministrinë e Brendshme të Francës, Luk Derepas.
Këto deklarata Derepas i bëri gjatë takimit me ministren e Integrimeve, Vlora Çitaku dhe ministrin e Brendshëm, Bajram Rexhepi.
Siç raporton gazetarja e Noa.al në Kosovë, Tinka Kurti, gjatë këtij viti mijëra persona lanë Kosovën duke kërkuar azil në shtetet e perëndimit. Franca dhe Hungaria ishin dy prej vendeve që ishin synimi i qytetarëve nga Kosova që kërkonin azil. Shumica prej tyre janë kthyer nga kampet dhe burgjet në të cilat ishin të vendosur pasi shtetet nuk kishin pranuar t’u jepnin statusin e azilantëve./t.k/a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





