Transmetuar më 20-11-2013, 15:03

Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, për sa i përket vendit tonë gjatë pjesës së parë të ditës vranësirat dhe shirat do të jenë prezent por më të dendura do të mbeten sërish në zonat veriperëndimore të Shqipërsië. Orët  e mesditës do të sjellin herë pas here çarje me kthjellime.

Gjatë pasdites i gjithë vendi do të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave por intensiteti i tyre do të jetë i dobët. Megjithatë situata e motit do të jetë e paqëndrueshme edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante gjatë vlerave minimale ndërsa maksimalet do të pësojnë një rënie të lehtë të tyre në zonat jugore të vendit.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi permanent Jugor ndërsa dallgëzimi në det do të jetë 4 ballë.

Europa

Gjatë ditës së nesërme, sërish vendet mesdhetare si edhe Europa juglindore do të mbeten nën ndikimin e vranësirave dhe shirave ku më problematike situata paraqitet në Greqi pasi shirat do të jenë me intensitet të lartë. Gjithashtu, vranësirat dhe shirat do të dominojnë Europën Qendrore dhe zonën e Alpeve ku përveç shirave do të ketë edhe reshje dëbore.

Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit të Europës do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm ku kthjellimet do të jenë dominuese./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit