Transmetuar më 20-11-2013, 12:06

Nëse nga mashkulli ka nisur pëlqimi mjaftojnë pak minuta që ajo ti “heqë trurin” tërësisht. Duket se mjaftojnë 7 minuta bisedë me një femër të bukur që mashkulli të humbë mendjen pas saj.

Ky fakt zbulohet nga një studim i psikologëve holandezë, i publikuar në revistën “Journal of Experimental and Social Psychology”, ku një grup meshkujsh iu nënshtruan testimit para se të kalonin 7 minuta në shoqërinë e një femre të bukur.

Pas bisedës me të, po këta meshkuj iu nënshtruan sërish testit, ku u shfaqën më pak të kthjellët dhe me një mungesë të plotë qartësie.

Sipas George Fieldman, anëtar i  British Psycological Society, studimi tregon se kur një mashkull takon një femër tërheqëse, vëmendja e tij përqendrohet tërësisht pas saj dhe tundimit të fortë, duke humbur kthjelltësinë.

Ky eksperiment u përsërit edhe te femrat, por këto të fundit nuk mbetën aspak të turbullta nga bisedat me meshkuj tërheqës./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit