Transmetuar më 20-11-2013, 09:39

Është Maddona këngëtarja më e paguar në botën e muzikës me një shifër të ardhurash plot 125 milionë dollarë për këtë vit.

E dyta në radhë vjen Lady Gaga e cila ka përvetësuar 80 milionë dollarë. Sipas klasifikimit të revistës “Forbes” i treti renditët Bon Jovi me 79 milionë dollarë, ndërsa pas tij vjen këngëtari country, Toby Keith, me 65 milionë dhe më tej grupi britanik Coldplay me 64 milionë dollarë.

Në listën e Forbes renditën vetëm aktorët që jetojnë ende, pasi në të kundërt Michael Jackson do kryesonte bindshëm me një fitim prej 160 milionë dollarë në vit./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit