Transmetuar më 20-11-2013, 08:52

Brenda 3 viteve ndryshojnë shumë gjëra. Teorikisht duhet të ishte një gjë më se normale, por nëse nuk do të flitej për një fëmijë indonezian i cili tani është 5 vjeç.

Kanë bërë xhiron e botës imazhet e tij kur ishte 2 vjeç, kur pinte plot 40 cigare në ditë para syve të prindërve dhe të afërmve të tij që qeshnin.

Një skenë që tronditi shumë vende dhe ngjalli polemika pafund. Ardi, ky është emri i djalit, tashmë ka arritur të lërë duhanin, por duket se problemet janë shtuar.

Pas duhanit ka nisur që të hajë vetëm ushqime të pashëndetshme, si peshk të skuqur, patate të skuqur, hot dog etj, duke shtuar mbi 25 kilogramë. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit