

Ekziston një gabim i cili bëhet në tavolinë dhe që çon shpesh drejt shëndoshjes, ngrënia me shpejtësi. Në tavolinë kryefjala duhet të jetë vetëm një, qetësi.
Kjo pasi ngrënia pa nxitim dhe përtypja e mirë është sekreti për të evituar që të shëndoshemi.
Kjo ndodh pasi personat që përtypin me shpejtësi apo thjesht se duhet ngrënë në orarin e punës, nuk kanë kohë për të shuar ndjesinë e urisë.
Një studim i drejtuar nga Alexander Kokkinos i spitalit Laiko në Athinë, ka treguar se hormonet duhet të shuajnë urinë pas çdo vakti dhe nëse përtypemi shpejt kjo gjë nuk ndodh, duke vijuar të jemi të uritur dhe të hamë pafund edhe pse kemi ngrënë tepër./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





