
Të dhënat po ngarkohen...

Trupi i njeriut shndërrohet në një mbështetje në të cilën realizohet pikturimi, dekorimi dhe kompozimi shumëngjyrësh. Një art ky, që po tërheq gjithmonë e më shumë individë të cilët duan të pikturojnë trupin e tyre.
Përveç profesionistëve të cilët përpiqen të na surprizojnë me punët e tyre autentike, ka edhe shumë amatorë të cilët mundohen të shprehin talentin e tyre.
Fotot e paraqitura në këtë galeri janë vepra të tre artistëve të cilët do të konkurrojnë më 21 nëntor në konkursin Body Painting nga Make Up For Ever, i cili do të zhvillohet në Milano. Për më të mirin do të jepet çmimi i Palmës së Artë./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
