

Mal i Zi, 19 nëntor 2013, NOA.al- Konferenca ndërqeveritare, në të cilën për Malin e Zi do të hapen kapitujt 23 dhe 24, do të mbahet me 18 dhjetor në Bruksel. Sipas burimeve, së bashku me kapitujt 23 dhe 24, në dhjetor do të hapen edhe disa kapituj tjerë.
Nga Kolegjiumi për bisedime për asocimin e Malit të Zi në BE, më 7 tetor është lejuar nisja e negocimeve për hapjen e kapitujve 23 dhe 24, të cilët kanë të bëjnë me gjyqësorin dhe me të drejtat themelore, lirinë dhe sigurinë. Më parë qeveria ka miratuar planet për këto dy kapituj, të cilat ishin edhe kusht për hapjen e dy kapitujve.
Ato janë vlerësuar pozitivisht edhe në Komisionin Evropian, në raportin për progresin e Malit të Zi në vitin 2013 ./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





