

Ndonjëherë edhe personazhet e famshëm lodhen. Ato janë gjatë gjithë kohës në dietë për të pasur linjat e përsosura dhe për mos tu konkurruar nga askush sa i përket formave. Pothuaj asnjëherë nuk i shikojmë duke ngrënë pa e vrarë mendjen për kilet e tepërta, por këtë herë është ndryshe.
Nuk e dimë nëse është mania e fundit, e cila bën që çdo person të postojë sa më shumë foto në çdo moment të ditës në rrjete të ndryshme sociale, apo është diçka tjetër, ajo që i ka shtyrë këto personazhe të mos frenohen dhe të nxjerrin fotot e tyre duke u ushqyer.
Duke filluar me Costanza Caracciolo e më pas duke vazhduar me Ambra Angiolini, Alessandra Amoroso, Giulia Calcaterra, Federica Nargi, Cara Delevingne, Ariadna Romero, Francesca Fioretti e Claudia Galanti, ju ftojmë të klikoni në galerinë e mësipërme për t’i parë ato dhe ushqimet e tyre jo dietike. Shpresojmë vetëm që këto ushqime mos të ndikojnë dhe aq negativisht në shëndetin e bukurosheve, sepse nëse vazhdojnë me këtë ritëm, shumë shpejt do të jenë të rrethuara nga kilet e tepërta./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





