
Të dhënat po ngarkohen...

Fjala angleze “Selfie” i ka mundur të gjitha fjalët e tjera. Neologjizma që vjen nga media sociale, e shqipëruar do të thotë shkrepje automatike, e bërë nga një telefon inteligjent apo nga një kamerë e lidhur me internetin, e cila më pas postohet në rrjet.
Kjo fjalë i ka mundur gjithë të tjerat dhe është zgjedhur nga personat të cilët merren me leksikun në Universitetin e Oxfordit, si fjala e vitit 2013. Sipas kërkimeve të bëra nga ky universitet në fjalorët e tij, përdorimi i saj në gjuhën angleze është rritur me 17.000% krahasuar me një vit më parë./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
