Transmetuar më 19-11-2013, 11:58

Tiranë, 19 nëntor 2013, NOA.al- Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka urdhëruar procedim disiplinor për 7 gjyqtarë.

Mësohet se ky procedim vjen pas inspektimit të kryer në gjykata nga ana e Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke analizuar punën e gjyqtarëve si dhe shkeljet e mundshme të tyre.

Pikërisht në saj të konstatimit të disa shkeljeve gjatë ushtrimit të detyrës ministri Naço, urdhëroi procedimin disiplinor për gjyqtarët Bujar Musta, Ilir Pashaj, Markelian Kuqo, Ibrahim Hoxha, Alban Çepele, Andri Ymeri dhe Engjëllush Tahiri.

Ibrahim Hoxha- gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë

Andi Ymeraj- gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Shkodër

Engjëllush Tahiri- gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Krujë

Bujar Musta- gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan

Ilir Pashaj- gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan

Markelian Kuqo- gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Korçë

Alban Çepele- gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Shijak/a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit