



Tiranë, 19 nëntor 2013, NOA.al- Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha në një takim me aktivistët e “Green Line”, lëvizje rinore për pastrimin e vendit, i përgëzoi për nismën e tyre.
Në këtë drejtim ai tha se Bashkia e Tiranës ka marrë një sërë masash pasi nëntori është muaji i vullnetarizmit për pastrimin, duke eliminuar disa pika inertesh, shumica të shkaktuara nga papërgjegjshmëria”.
“Ndava me ta një lajm për atë që mund të quhet katastrofa më e madhe në natyrë, ajo e Lumit të Tiranës që njihet si bregu i lumit. Këtë javë autoritetet miratuan nisjen e punimeve për Lumin e Tiranës, duke i hapur rrugë eliminimit të qindra metra kub ndotje, dhe inerte për më shumë se 3 dekada, nëpërmjet kolektorëve që do të vendosen në lumin e Tiranës në mënyrë të mos derdhet asnjë pikë nga ujërat e zeza. Në përfundim të projektit Lumi i Tiranës do të kthehet ashtu si ka qenë dikur një arterie blu me gjelbërim në të dy brigjet e tij”, deklaroi Basha.
Kryebashkiaku theksoi se lumi i Tiranës nga një zonë katastrofe ekologjike do të kthehet në një zonë zbavitje për qytetarët.
Basha bëri me dije se puna do të nisë javën e ardhshme, ndërsa ftoi qytetarët që të pastrojnë krah për krah bashkisë më 22 nëntor./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





