

Tiranë, 19 nëntor 2013, NOA.al- Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati priti në takim delegacionin e ODHIR, ku me këtë rast bëri me dije se u diskutua për raportin e progresit të zgjedhjeve të kaluara parlamentare.
Ai tha se përfaqësuesja e ODHIR shprehu gatishmërinë për të vazhduar punën me reformën zgjedhore, në mënyrë që ti paraprihet në kohë zgjedhjeve vendore dhe atyre të ardhshme parlamentare.
Sipas tij, procesi zgjedhor është një proces që ka të bëjë me demokratizimin, standardet dhe përmirësimin e cilësisë së tyre.
Nga ana e saj kryesuesja e delegacionit të OSBE, Conny McCormak, tha se misioni këtë radhë është rikthyer për të rishikuar edhe njëherë rekomandimet e bëra nga ODHIR ashtu siç është bërë në të kaluarën.
Ajo tha se po punohet për të identifikuar prioritetet e nevojshme në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme të jenë edhe më të mira./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





