Transmetuar më 18-11-2013, 19:00

Vlorë, 18 nëntor 2013, NOA.al- Ditën e sotme, Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Policinë e Fierit, kanë mundur të kapin dhe arrestojnë Aleks Gjonaj, i njohur ndryshe si Aljosha.

47 vjeçari Gjonaj, banues në fshatin Levan të Fierit, është dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Vlorës, pasi në vitin nëntor të vitit 2002, në bashkëpunim me një person tjetër (i arrestuar nga policia menjëherë pas kryerjes së krimit), në lagjen "Isa Boletini" në Vlorë, ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta Shkëlqim Halilin.

Pas arrestimit, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme penale./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit