Transmetuar më 18-11-2013, 16:20

Vlorë, 18 nëntor 2013, NOA.al- 700 kilogramë lëndë narkotike është sekuestruar ditën e sotme në qytetin e Vlorës.

Sipas policisë kufitare, e cila ka realizuar edhe operacionin, droga është gjetur në një gomone rreth 7 metër të gjatë. Burimet bëjnë të ditur për Noa.al, se gomonia është braktisur pranë Karaburunit, në Gjirin e Arushës, dhe dyshohet se ka ardhur nga shteti grek.

Sasia e madhe e drogës është gjetur paketuar dhe ndarë në 25 çanta. Mendohet se vetë autorët e kanë braktisur në breg gomonen dhe janë larguar, por ende nuk dihen arsyet e këtij veprimi. Ndërkohë, policia është duke punuar për kapjen e poseduesve të lëndës narkotike dhe zbulimin e plotë të origjinës dhe çdo detaji tjetër në lidhje me drogën./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit