

Të fiksuar pas viteve viktoriane, një çift amerikan ka vendosur të ndryshojë stilin e jetës, duke i thënë lamtumirë telefonit, televizorit dhe energjisë elektrike, për të jetuar si të ishte viti 1888.
Sarah Chrisman, 33 vjeç dhe bashkëshorti i saj Gabriel, e ngrohin shtëpinë e tyre me qymyr dhe nuk shohin as televizor, e as kanë lidhje me teknologjitë e fundit.
“Ka që ndihen se kanë lindur në vendin e gabuar, ka që kanë lindur në trupin e bashkuar. Unë kam lindur në epokën e gabuar”, shprehet Sarah.
Jeta e tyre ka përfunduar në një libër, titulli i të cilit duhet të jetë zgjedhur gjatë kohës që Sarah vishte rrobat dhe korsetë e shekullit XIX, pasi mban titullin“Victorian Secrets”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





