

Nëse keni frikë se mund t’iu humbë një unazë, një vëth apo një byzylykë ndërsa notoni do të ishte mirë të mos e vishni shpesh një kostum banje si ky që shikoni në fotografi.
Argjendaria australiane Ann Middleton ka krijuar një bikini special duke përdorur 220 diamante dhe perla, i cili mund të shitet me një çmim prej mbi 583 mijë paund.
Gjithsesi krijuesja e tij jep këshilla për këdo që mund ta blejë, që të tregojnë kujdes kur ta veshin dhe lahen me të, duke mos rrezikuar rënien e gurëve të çmuar.
Ann tha për mediat se i janë dashur me qindra orë për të vendosur gurët e çmuar dhe perlat, duke e bërë bikinin të thjeshtë, të bukur dhe me vlerë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





