

Fier, 18 nëntor 2013, NOA.al- Policia e Fierit bëri të mundur arrestimin e një personi të akuzuar për vrasje, e ndodhur 11 vite më parë.
Burime zyrtare nga policia i thanë agjencisë së lajmeve Noa.al se gjatë ditës së sotme u organizua dhe realizua një operacion policor në kuadër të së cilit u bë i mundur kapja e shtetasit të shpallur në kërkim Aljosha (Aleks) Gjonaj, 47 vjeç, banues në Levan të Fierit.
Mësohet se arrestimi i tij erdhi pasi Gjykata e Vlorës në vitin 2003, me vendim të formës së prerë e ka dënuar këtë të fundit me 25 vjet burg për veprën penale “Vrasje me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Gjonaj në shkurt të vitit 2002 në lagjen “Isa Boletini” Vlore ka vrarë me armë zjarri automatik 42 vjeçarin Shkëlqim Halili, 42 nga qyteti i Vlorës./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





