Transmetuar më 18-11-2013, 14:06

Tunizia e eliminuar në fushë nga Kameruni në play-offin për Brazil 2014, prezantoi një rekurs në Fifa duke pretenduar se skuadra e Samuel Eto’o ka aktivizuar dy futbollistë, që duke qenë se kanë luajtur më parë në formacionet e përfaqësueseve të të rinjve të Gjermanisë nuk mund të zbrisnin në fushë.

Në Yaounde, Kameruni, në takimin e kthimit të play-offit, i dha një leksion të ashpër kombëtares tuniziane duke e mposhtur me rezultatin 4-1, citon Supersport.

Pas përfundimit të takimit, presidenti i Federatës tuniziane, Wadii Jary prezantoi në Fifa një kërkesë me shkrim duke këmbëngulur se dy futbollistë të skuadrës kundërshtare, Joel Matip dhe Eric-Maxim Choupo-Moting kanë veshur më parë fanellën e Gjermanisë.

Ata janë aktivizuar në këtë ndeshje pa autorizimin e Fifa-s, duke kërkuar në këtë mënyrë që Samuel Eto’o dhe Kameruni të skualifikohen nga botërori i verës së ardhshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit