Transmetuar më 18-11-2013, 13:49

Armiq në fushën e blertë, por me respekt për njëri-tjetrin. Pedro Rodriguez është në krah të Kristiano Ronaldos sa i përket konfliktit të tij me presidentin e FIFA-s, Sep Blater, i cili e imitoi me një gjest aspak të këndshëm yllin portugez, duke shfaqur hapur preferencën e tij për Lionel Mesin.

Sipas sulmuesit të Barcelonës, qëndrimi i Blater ishte i pavend. “Nuk më pëlqeu veprimi i Blater, ajo situatë e krijuar ishte e pakëndshme. Duhet të ketë repsket për Ronaldon. E kuptoj që ai ka preferencat e tij, të cilat i respektojmë, për ajo që ai bëri ishte e pavend”, citon Supersport.

Megjithatë, kur shtrohet pyetja se cili duhet ta fitojë “Topin e Artë”, Pedro ka gjithmonë të njëjtën përgjigje: “Dëshiroj që ta fitojë Mesi, sepse është shoku im dhe nga këndvështrimi im është futbollisti më i mirë në botë”.

Më pas një përgjigje e 26-vjeçarit mbi pikëpyetjet që ngrihen në kampin katalanas mbi mungesën e gjatë e Lionel Mesit për arsye dëmtimi. “Ne kemi një skuadër që mund të japë përgjigjet e duhurua dhe t’i fitojë të gjitha ndeshjet”.

Aktualisht Pedro ndodhet në Afrikën e Jugut me kombëtaren e Spanjës, në vendin ku fitoi kupën e Botës me “La Roja” në 2010. Për sulmuesin e Barcelonës, janë disa momente që nuk do t’i harrojë kurrë.

“Ajo mbrëmje e 11 korrikut të 2010 më sjell ndërmend shumë kujtime: Ecja në tunel para se të këndohej himni, goli i Andres Iniestës dhe sigurisht momenti i ngritjes së trofeut. Ishte një finale emocionuese, me raste të pastra nga të dyja skuadrat, por mendoj se ne ishim më të mirët dhe e merituam fitoren”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit