



Pas 3 vjet e 4 muaj, pasi u shpall kampione e Botës për herë të parë në histori, Spanja u rikthye në Afrikën e Jugut ku do të zhvillojë një takim miqësor me përfaqësuesen vendase, citon Supersport.
La Roja zhvilloi seancën e parë stërvitore në Orlando Stadium, jo shumë larg Johanesburgut, në prani të një numëri të konsiderueshëm tifozësh vendas, për të cilët është ende e freskët finalja botërorit të 2010, që përfaqësuesja iberike e fitoi 1-0 ndaj Holandës.
Për David Villam ritkhimi në Afrikën e Jugut, aty ku Spanja u ngjit në majë të botës është gjithmonë emocionues. "Për ne është ndeshje e rëndësishme sepse përfaqësojme kombin tonë. Sigurisht që ne ndihemi shumë mirë në një vend ku njerëzit na kanë mbështetur shumë në objektivin tonë për t’u shpallur kampionë të Botës.
Sa i përket miqësores, besoj se do të jetë një ndeshje e vështirë edhe për faktin se nuk e njohim kundërshtarin. Ne kemi marrë rezultate pozitive në takimet paraardhëse por do të jetë e vështirë sepse të gjithë skuadrat dëshirojnë ta mposhtin Spanjën, çka do t’i jepte shumë prestigj".
Ndërkohë trajneri i Spanjës, Visente De Bosque ka zbuluar nga Afrika e Jugut preferencat e tij sa i përket çmimit të topit të artë dhe trajnerit më të mirë, duke lënë vetëm një enigmë.
62-vjeçari tha se kishte votuar Iniestën, Xavi Hernandez dhe një futbollist tjetër, ndërsa sa u përket kolegëve të tij vota e teknikut nga Salamanka ka shkuar për Jup Hejnkes, Rafa Benitez dhe Luis Felipe Skolari. De Boske theksoi se preferencat e tij janë bazuar te trofetë e fituar.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





