


Elbasan, 18 nëntor 2013, NOA.al- (Update) Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku tre makina janë përplasur mes tyre.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se tre persona kanë gjetur vdekjen menjëherë, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë, por njëri prej tyre mbërriti i pajetë në spital duke çuar në 4 numrin e viktimave.
Mësohet se viktimat janë tre drejtuesit e mjeteve, e targa AA 638 D, EL2270 dhe AA 576 GA, por thuhet se njëri prej tyre ka manovruar gabim duke çuar në përplasjen e tre makinave, përplasje e cila çoi edhe në vdekjen e një pasagjeri.
Ndërkohë janë identifikuar viktimat e aksidentit që ndodhi pranë kryqëzimit të Gocaj, të cilët janë Besim Tupi, Halit Tabaku, Besmir Beu dhe Xhavit Beu.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa dy të plagosurit ndodhen në spital me dëmtime të shumta./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





