Transmetuar më 17-11-2013, 20:18

Khloé Kardashian është një fanse e madhe e Beyonce, por jo vetëm për mënyrën e saj të të jetuarit, por edhe për bukurinë. Gjatë një interviste radiofonike për BBC Radio 1, 29 vjeçarja, yll i televizionit, ka rrëfyer për DJ Nick Grimshaw, se do të donte të jetonte jetën e divës, qoftë edhe vetëm për 24 orë.

“Do të doja të isha Beyoncé. Por në fund të fundit kush nuk do të donte të ishte si ajo? I ka të gjitha: Eshtë seksi, kërcen, këndon, është thjesht fenomenale. E kam takuar disa herë dhe është shumë e ëmbël, e përulur, është thjesht një femër e arrirë dhe e realizuar në gjithçka. Është vërtetë perfekte”, ka deklaruar Khloé./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit