Transmetuar më 17-11-2013, 17:38

Rusi, 17 nëntor 2013, NOA.al- ( Update) Një avion është rrëzuar në shtetin Rus dhe si pasojë, 50 vetë kanë humbur jetën.

Kjo është konfirmuar së fundmi edhe nga Ministria e Ruse e Emergjencave, sipas së cilës, asnjë person nuk ka mundur të mbijetojë. Avioni, i tipit Boeing 737, ishte nisur nga Moska për në Kazan, por pas përplasjes e cila ka ndodhur në momentet e uljes, ai ka shpërthyer.

Në bord gjendeshin 44 udhëtarë si dhe 6 anëtarë të ekuipazhit. Avioni i përkiste kompanisë lokale “Tatarstan Airline”.

“Për të shuar flakët është dashur më shumë se një orë”, – janë shprehur dëshmitarët. Ndërkohë që është duke u punuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, presidenti rus, Vladimir Putin, ka kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor për zbardhjen e ngjarjes.

Sipas përshkrimeve të para, shkak i aksidentit mund të jetë bërë një gabim i pilotit gjatë uljes, por nuk përjashtohet as mundësia e ndonjë defekti teknik.

Federal Air Transport Agency, ka shpjeguar se avioni ka tentuar tre herë për tu ulur, përpara se të përplasej. Aksidenti ka ndodhur në orën 19.25 me orën lokale që i bie 16.25, me orën tonë./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit