Transmetuar më 17-11-2013, 17:27

Të zhdukësh kilet e tepërta të dhjamit që gjenden nën lëkurë është e vështirë. Këtë mund ta vërtetojnë përveç femrave, edhe pjesa më e madhe e meshkujve të cilët vuajnë nga shtresat e shumta dhjamore në pjesën e barkut.

Në fakt, kur beli i kalon përmasat e një diametri prej 100 centimetrash, duhet të filloni vërtetë të keni më shumë kujdes për veten tuaj. Ajo që ju duhet të reduktoni, për të mos thënë që duhet t’i evitoni, janë ushqimet e “këqija” (por që për ju në fakt janë shumë të dashura), si ëmbëlsirat gjatë mëngjesit apo biftekët e makaronat gjatë vakteve të tjera.

Është më mirë të përdorni gjatë vakteve perimet, mundësisht të ziera dhe jo të skuqura, si dhe ushqimet e detit, të cilat kanë proteinat dhe kaloritë e nevojshme, të patepruara dhe janë pa yndyrna. Shmangni patatet e skuqura, ushqimet e shpejta të fast fudeve si dhe ëmbëlsirat me shumë kalori. Por kujdes, mos e bëni këtë menjëherë pasi vetë ju dhe trupi juaj nuk do të ndiheni mirë dhe do të keni ulje të tensionit. Bëjeni në mënyrë graduale dhe do të shikoni rezultatet pozitive./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit