







Një balenë e ngordhur është gjetur në brigjet polake, përgjatë gadishullit të Hel. Sipas biologut Krzysztof Skora, është e rrallë që një kafshë e tillë të hyjë në Detin Baltik, pasi nuk janë karakteristike për këtë zonë.
Sipas biologut Skora, kjo balenë është e seksit mashkull dhe zakonisht jeton në ujërat e thella të Atlantikut. Ndërkohë shkencëtarët janë duke pritur ardhjen e një anijeje speciale për të transportuar trupin e balenës në një qendër në qytet, ku edhe pritet t’i bëhet autopsia.
Edhe pse janë munduar së tepërmi të gjejnë shkaqet e ngordhjes së balenës, edne nuk ia kanë dalë, pasi në trupin e saj nuk gjendet asnjë gjurmë lëndimi. Mbase autopsia do të jetë ajo që do të përcaktojë gjithçka./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





