

Pasi ka shkelur disa herë me radhë në tapetin e kuq, fituesja e çmimit Oscar për këtë vit, Jennifer Lawrence duket se shënon vetëm ngritje në pamjen e saj.
Gjatë premierës së “The Hunger Games” në Paris ajo është parë rrezëllitëse, me një fustan të zi deri në fund të këmbëve, me flokë të rregullt dhe tualet perfekt.
Por ajo që tërhoqi vëmendjen nga pamja e 23 vjeçares ishte fustani i Christian Dior i cili tregonte hiret e saj në pjesën e gjokseve, sa nëpërmjet transparencës aq edhe në hapjet e tij në anësore.
Bukuroshja bionde dukej e sigurtë në vetvete edhe pse me një look më të guxitshëm nga sa jemi mësuar ta shikojmë zakonisht./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





