Transmetuar më 17-11-2013, 14:40

Vaji i ullirit është një mik i pazëvendësueshëm i lëkurës. Përputhet me aciditetin e lëkurës sonë, si dhe mbron dhe tonifikon lëkurën. Te vaji i ullirit gjenden një sërë elementësh si dhe vitaminat K, A, E, D.

Nëse e keni lëkurën të thatë dhe të dehidratuar, atëherë këshillohet të aplikohet një maskë e tillë: hidhni një lugë vaj ulliri, një të verdhë veze dhe një lugë mjaltë, përziejini dhe mbajini për 10 minuta në fytyrë.

Gjithashtu limoni është një element i cili eliminon qelizat e vdekura në lëkurë. Kështu që priteni limonin në mes, vendosni sipër pak qumësht dhe pak sheqer dhe kalojeni në gjithë fytyrën, në përfundim do keni një lëkurë të butë si e një fëmije./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit