

Fjalët e Andrea Pirlos “ose luaj, ose largohem”, bënë që te Juventusi të shtypet butoni i kuq i alarmit. Shoqëria bardhezi ka vendosur të nisë bisedimet për rinovimin e kontratës së regjizorit, që skadon në qershor të 2014, citon Supersport. Agnelli dhe Marotta e kanë gati kontratën 2-vjeçare për 4 milionë Euro në sezon, plus bonuset.
Janë shumë para, por mesfushori kërkon edhe garanci teknike. Kjo është kuptuar nga fjalët e Pirlos që në moshën 34-vjeçare ka shumë dëshirë për të luajtur dhe për të qenë protagonist. Te Juventusi, apo në një klub tetër, për të nuk ka shumë rëndësi. Për këtë arsye Marotta dhe Agnelli duhet të jenë të kujdesshëm, t’i bëjmë mirë llogaritë për t’i siguruar një të ardhme prej lideri në bluzën bardhezi.
Pikërisht atë që nuk ia siguruan Galliani dhe Allegri në kohën e transferimit të tij nga Milani te Juventusi. Por dhe klubet angleze, si Chelsea, Tottenahm, Arsenal dhe Manchester United po mbajnë radhën. Ato mund t’i ofrojnë shumë më tepër se Juventusi, si në termat ekonomike ashtu edhe në ata teknike.
Në Angli thuhet se spërsat janë gati t’i ofrojnë kontratë 3-vjeçare për 5 milionë Euro në sezon si dhe vendin e titullarit fiks. Por është edhe dëshira e Pirlos për të provuar një eksperiencë të re larg Italisë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





