

Tiranë, 17 nëntor 2013, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën e diel, 17 nëntor 2013.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Deputetët, ministrat 100 ditë afat për të lënë mandatin”.
Tituj të tjerë janë; “Nustafaj: Papjekuri me armët kimike, Qeveria mbylli mirë një punë të kryer keq”.
“Vendimi i KQZ, zbardhet lista e 26 partive që do të kthejnë paratë e fushatës”.
Gazeta “Shqip” çelet me shkrimin, “Gjykata i thotë falsifikim kontrabandës. Evazioni miliona euro dënohet me pak muaj burg dhe asnjë qindarkë nuk kthehet mbrapsht”.
Tituj të tjerë janë; “Bushati: Hezituam për refuzimin, se donim të ishim pjesë”.
“SHBA, 28.5 milionë dollarë ndihmë për Shqipërinë”.
Gazeta “Shekulli” vë në fokus kryesor shkrimin, “Saimir Tahiri: Ju tregoj shqetësimet e Kryeministrit. Zbardhen telefonatat e Ramës gjatë protestës.”
Tituj të tjerë janë; “Ilir Meta kritikohet nga i ati Rexhepi për mjekësinë”.
“Nuk ka më punë me njohje, ministrja Harito shpjegon si bëhet aplikimi”.
Gazeta “Koha Jonë” vë në fokus kryesor shkrimin; “Karton i verdhë për Bashën, Berisha me karton të kuq. Shqipëria humbi 3.8 miliardë dollarë, çmimin Nobel për Paqen, “Kombi i favorizuar” në Kongresin amerikan dhe heqjen e vizave amerikane për të gjithë shqiptarët”.
Tituj të tjerë janë; “Skandalet në drejtësi, gjyqtarët vendime me dy standarde”.
“Bankat që nxjerrin paratë jashtë vendit”.
“Bushati: Jemi në NATO, vullnet politik për të kontribuuar në çështjet globale”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





