Transmetuar më 16-11-2013, 12:10

Mjafton vetëm një tweet në rrjetin social Twitter për ambientin, dhe diçka mund të ndryshoni dhe ju. Kjo nismë ka nisur ditën e djeshme në shtetin fqinj, Itali, nga Universiteti i Sienës dhe do të realizohet midis datave 18 dhe 24 nëntor me rastin e javës së Unesco-s për Zhvillim dhe Qëndrueshmëri.

Mjafton të shënoni #paesaggioedu o @Landscape_Edu, dhe ekspertët e Ladest, që është laboratori i analizave ekonomike, sociale dhe territoriale, do të filtrojë mesazhin tuaj dhe të gjithë personave të tjerë që do të dërgojnë si nga Italia, edhe nga shtete të tjera. Dy tweet-et më të mira do të vlerësohen me çmimin “Miku më i mirë i Natyrës 2013”./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit