

Disa njerëz e përdorin Aulin për një dhimbje koke të thjeshtë, disa për lehtësimin e dhimbjeve të ndryshme dhe të tjerë kundër inflamacionit. Megjithatë, pak njerëz e dinë se Aulin, është lëndë toksike.
Për të dhënë alarmin, ishin 16 vende evropiane, duke përfshirë Spanjës, Finlandën dhe Irlandën që e kanë tërhequr edhe nga tregu.
Sikurse publikuan mediat italiane, Aulin nuk tregtohet edhe në: Shtetet e Bashkuara, Japoni, Britani e Madhe, Kanada, Gjermani. Vendet e para që hoqën nga tregu medikamentin Aulin në vitin 2002 ishin Spanja dhe Finlanda, ndjekur në vitin 2007, edhe nga Irlanda.
Në janar 2010, pas rasteve të shumta të dëmit serioz në disa pacientë, kryesisht dëmtime të mëlçisë dhe aparatit gastrointestinal të shkaktuar nga Aulin, Komisioni Evropian rekomandoi heqjen nga tregu.
Edhe para rekomandimit të Komisionit Evropian në vitin 2010, nëntë vende evropiane (Belgjika, Danimarka, Finlanda, Irlanda, Hollanda, Spanja dhe Suedia) e kishin tërhequr ilaçin në fjalë nga tregu.
Kompania shumëkombëshe Roche e cila prodhon Aulin, citohet nga Gazeta La Republica e Italisë të thotë se ishte informuar mbi këto zhvillime. Claudio Rossi, përgjegjës marketingu për Aulin tha se “jemi të qetë, në Itali shiten 2 milionë e gjysmë ilaçe me Nimesulide aktive në çdo muaj dhe nuk ka pasur kurrë probleme”.
Gazeta di Siracusa raporton me 21 nentor 2013 se 16 vende europiane e kane terhequr Aulin nga tregu farmaceutik.
Në SHBA ky ilaç nuk ka qenë miratuar kurrë, raportojne mediat italiane. Sipas tyre Aulin rezulton me efekte shkatërruese të mëlçisë, ndonjëherë vdekjeprurës.
Aulin, i njohur dhe me emrin Nimesulid është molekula bazë e disa barnave: Algimesil, Antalgo, Areuma, Dimesul, Domes, Efridol, Eudolene, Fansulide, Flolid, Isodol, Ledolid, Ledoren, Nerelid, Nide, Nimenol, Nims, Noxalide, Resulin, Solving, Sulidamor, Fansidol, Sulide, Idealid, Delfos, Domes, Noalgos, Algolider, Aulin, Fansidol, Mesulid, Nimesil, Remov, Migraless, Edemax, Mesulid Fast, Nimedex. /k.a/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





