

E paparashikueshme kjo vajzë. Kur kishte mbërritur në gojën e të gjithëve thashethemi për lakuriqësinë e saj, këngëtarja vendosi të na surprizojë sërish.
Ylli 19 vjeçar është paraqitur në Bambi Awards në Berlin të enjten, më 14 nëntor, me një veshje shumë të ndryshme nga ajo që jemi mësuar ta shohim kohët e fundit.
Ajo ka qenë e mbuluar totalisht nga një fustan i zi i gjatë deri në fund të këmbëve, por me fundin e mëngëve dhe jakën mjaft të ekzagjeruar, të modeluar në formë rrethore, tipike kjo e veshjeve të Jean Paul Gaultier. Për të kompletuar pamjen ajo ka zgjedhur një varëse shumë fine të Lorraine Schwartz e cila shkonte më së miri me fustanin./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





