

Tiranë, 15 nëntor 2013, NOA.al- Ish Kryeministri, Sali Berisha, pas deklaratës së Kryeministrit aktual, Edi Rama i cili u ka thënë JO armëve kimike të Sirisë në Shqipëri, është shprehur se rinia shqiptare ngadhënjeu mbi mashtrimin e Edi Ramës dhe me protestën e saj historike mposhti njeriun që mashtroi botën, aleatët dhe shqiptarët.
“I bëj thirrje Edi Ramës, për hir të Zotit dhe Shqipërisë, jep dorëheqjen në qoftë se të ka ngelur edhe një grimcëz përgjegjësi dhe dinjitet. Jep dorëheqjen se kush mbi këtë tokë, shqiptar apo i huaj, nuk të beson më!!” është shprehur Berisha në një koment të tijin në rrjetin social Facebook.
“Zoti e bekoftë rininë e kombit tonë, nëntorin e bijve e shndërroi në dhjetorin e etërve të tyre”, përfundon Berisha./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





